Politike 4 Tetor 2022, 13:26

Opozita dhe mazhoranca propozojnë 14 Majin si datë për zgjedhjet vendore

Shkruar nga Pamfleti
Opozita dhe mazhoranca propozojnë 14 Majin si datë për zgjedhjet

Teksa ditën e stome në Presidencë kanë nisur konsultimet mes partive politike, duket se ka një dakordësi mes palëve për datën e zgjedhjeve lokale.

Opozita kërkon datën 14 maj, me argumentin se deri në atë muaj do të jetë zbatuar edhe ndryshimi në reformën territoriale.

Edhe Partia Socialiste preferon 14 Majin si datë për zgjedhjet lokale.

Ditën e sotme Presidenti zhvilloi një bisedë me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por edhe përfaqësues të partive të vogla parlamentare, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Sakaq, mëngjesin e sotëm, në orën 09:00 ka pasur një takim mes Oerd Bylykbashit dhe presidentit për datën e zgjedhjeve.

Nesër në orën 18.00 pritet të zhvillohet takimi i kreut të grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj me presidentin.

Konsultimet mbyllen me kryetarin e grupit të më madh parlamentar, atë të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e enjte.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat  15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.

Politike # 14 Maji zgjedhjet vendore