Presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën brenda në PD, duke thënë se opozita nuk është as në seli dhe as në Kuvend, por tek populli.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta tha se mund të jap një zgjidhje për krizën në Partnë Demokratike, dhe ajo është vota. Sipas Metës, PD-ja e ka shumë të thjesht përzgjedhjen e një kryetari mes dy pretendentëve Berisha-Basha, me votën e delegatëve. Por, duke qenë se asnjërës nga palët nuk ka për ti pëlqyer, sygjerimi i tij është që partia t’i drejtohet PPE-së për të dërguar një mision që të vlerësojë situatën brenda partisë.
“Opozita nuk është as në seli dhe as në Kuvend. Opozita është populli, janë qytetarët. Unë nuk e caktoj dot se kush është dhe kush do të jetë opozita. Une per PD kam vetëm një këshillë: A jeni ju PD anëtare e PPE? Ju PD e dashur e Shqipërisë, me merita të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit, kërkojini një mision PPE për të vlerësuar gjendjen brenda jush. Zgjidhja për situatën në PD është vota.”- tha Meta.
Kujtojmë se, herë pas here Partia Demokratike i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që së bashku me njerëzit e tij, të ndaloj së “futuri hundët” në punët e brendshme të saj si forcë politike. Sipas PD-së marrdhëniet mes Metës dhe bluve kanë përfunduar më 9 shtator, kur kjo parti vendosi të ndahej nga e shkuara duke përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat Sali Berishën.