Bota 7 Korrik 2018, 09:23

Opozita: Kuvendi të nis procedurat për shkarkimin e Presidentit

Shkruar nga Pamfleti
Opozita: Kuvendi të nis procedurat për shkarkimin e Presidentit

Opozita: Kuvendi të nis procedurat për shkarkimin e Presidentit

Partitë opozitare po vazhdojnë të kundërshtojnë përfshirjen në ekipin negociator të dialogut me Serbinë. Duke folur për gazetën ‘’Zëri’’ Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Kuvendit të nis sa më shpejt procedurat për shkarkimin e Presidentti Hashim Thaçi.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj paralajmëroi dje se Thaçi do të shkarkohet në rast se del nga vijat e kuqe të Kushtetutës së Kosovës. Nga ana tjetër analistët politikë e konsiderojnë të gabueshëm qendrimin e opozitës. Ata shprehen se partite opozitare duhet të japin kontributin e tyre dhe të mos lejojnë Presidentin Thaçi të nënshkruajnë asgjë të dëmshme për vendin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka vija të kuqe në dialogun me Serbinë dhe ato janë në Kushtetutën e vendit dhe se kushdo që i shkel parimet e vendosura në Kushtetutë do të shkarkohet. Ai në këtë mes përmendi edhe shkarkimin e dy presidentëve të mëparshëm. “Ne kemi vija të kuqe, ne i kemi në Kushtetutën e vendit.

Rajoni Hashim Thaçi kryeministri i Kosovës Presidneti i Kosovës Ramush Haradinaj