Politike 5 Nëntor 2022, 17:16

Opozita protestë për varfërinë, daja i Metës mori 15 mln euro para publike; te Berisha ‘notojnë’ në para, pallate, vila dhe apartamente

Shkruar nga Pamfleti
Opozita protestë për varfërinë, daja i Metës mori 15

Opozita protestë për varfërinë, daja i Metës mori 15 mln euro para publike; te Berisha ‘notojnë’ në para, pallate, vila dhe apartamente

Drejtuesit e protestës së 12 nëntorit me kauzë kryesore varfërinë dhe mjerimin janë politikanët më të pasur në Shqipëri përmes pushtetit dhe politikës. Disa të dhëna rreth pasurisë. Sa të sinqertë janë lotët e tyre për varfërinë?

Shkruan Adriatik Doçi 

Një pjesë e opozitës me në krye Sali Berishën ka thirrur një protestë në 12 nëntor 2022. “Varfërisë, mjerimit dhe shpopullimit të vendit i shtohet edhe cinizmi ekstrem i qeveritarëve”, tha sot Berisha, duke folur për kauzën e protestës kundër qeverisë. Protestës ka deklaruar se do t’i bashkohet edhe Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, aleat i Berishës. Teksa Sali Berisha dhe Ilir Meta po bëhen gati për të protestuar në shesh për varfërinë, Vladimir Metani, i njohur si daja i Ilir Metës, vetëm gjatë 6 viteve të fundit, ka marrë i vetëm dhe në bashkëpunim rreth 15 milionë euro para publike.

Vladimir Metani është pronar i vetëm i kompanisë së ndërtimit ‘Desaret Company’, me nipt: K01816001J, themeluar në vitin 1996. Nga vitet 2000 ku nipi i tij Ilir Meta ishte kryeministër deri më sot, Metani ka marrë miliarda lekë para publike, përmes tenderave të dyshimtë. Nga verifikimet që ka kryer Shqiptarja.com rezulton që Metani, nga viti 2016, ka marrë mbi 15 milionë euro para publike me procedura tenderuese, rreth 5 milionë euro i vetëm dhe rreth 10 milionë euro në bashkëpunim me kompaninë të tjera. Tenderat për dajën e Ilir Metës janë firmosur jo vetëm nga ish-kryebashkiakë të LSI-së, por edhe nga kryebashkiakë dhe drejtorë të PS-së.

Nga ana tjetër, kunati i Ilir Meta, Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhi, ka marrë rreth 350 mijë USD në formë pagash dhe shpërblimi nga koncesionari i kolaudimit të makinave SGS, kompani e cila është favorizuar nga Ministria e Transporteve kur drejtohej nga LSI-ja përmes Edmond Haxhinasto, sa i takon mos përmbushjes së detyrimeve kontraktore për investimet. Si daja, ashtu edhe kunati i Ilir Metës, rezultojnë se kanë financuar LSI-në, partinë e drejtuar nga Meta dhe më pas nga Monika Kryemadhi. Vetë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë ngritur një pasi me vlerë miliona euro, pa shpenzuar asnjë lekë nga pagat e tyre si pushtetarë të nivelit të lartë. Ka zëra për një pasuri të fshehur në vlera marramendëse, brenda dhe jashtë vendit, por këtu po flasim vetëm për pasuri të dokumentuar dhe të deklaruar pranë ILDKPKI.

Nga ana tjetër, familja e Sali Berishës, i cili ka thirrur protestën e 12 nëntorit për varfërinë, ka deklaruar pranë ILDKP një pasuri dhe llogari bankare në vlerë disa milionë euro, ku përfshihen vila, apartamente, një biznes boronicash në Gërdec, garazhe, makina etj. Nga ana tjetër, dhëndri i Sali Berishës është pronar me 35-50 % të 19 pallateve mbi pronën shtetërore të privatizuar, ish Kompleksi Sportiv Partizani, me vlerë dhjetëra milionë euro.

Referuar fakteve, protesta kundër varfërisë në 12 nëntor, do të mbahet nga dy ish pushtetarë të lartë, të cilat ‘notojnë’ në para, pasuri dhe luks, falë përdorimit të pushtetit për pasurim familjar. Ky është edhe motivi kryesor i vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të Sali Berishës. Jo vetëm Berisha dhe Meta, por edhe mbështetësit e tyre politikë, kryesisht nga deputetë, ish deputetë, ish ministra dhe ish drejtorë, posedojnë një pasuri të frikshme.

Pasuria e deklaruar nga Familja Berisha për të gjitha vitet

Sali Berisha

-Apartament në Tiranë 125 m2

-100 mijë euro kursime nga pagat

Shkëlzen Berisha

Jamarbër Malltezi

Argita Malltezi

Politike Adriatik Doçi Ilir Meta Sali Berisha