Politike12 Janar 2023, 14:20

Opozita rrezikon të humbasë Shkodrën pas largimit të Agron Çelës? Meta: Berisha i "shqepi" të gjithë në 6 mars!

Shkruar nga Pamfleti
Opozita rrezikon të humbasë Shkodrën pas largimit të Agron

Për Ilir Metën largimi i Agron Çelës nga partia e tij nuk do ndikojë në rezultatin e opozitës në Shkodër. Kreu i Partisë së Lirisë, teksa u pyet për largimin Çelës, i cili u bashkua me PS-në, kujtoi rezultatin e Berishës në bashkinë e Shkodrës, ku edhe fitoi.

Ai tha se Berisha i ‘shqepi’ të gjithë kur ishin bashkë.

Mos u merrni me lajme të vjetra të një viti që ka kut. Pavarësisht se të gjithë ishin bashkë në 6 mars, Sali Berisha i shqepi fare. Mos u merrni me lajme të vjetra, por me të reja. Askush nuk na shmang nga fitorja. Në Tiranë, Elbasan e padyshim anë e mbanë Shqipërisë. Rilindja do ketë zero bashki për qarkun e Shkodrës, zero mundësi për të njollosur Shkodrën dhe shkodranët, E kanë shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur. Ia ka hequr të gjithë. Mori përgjigje në 6 mars, do të marrë akoma në 14 maj. Flamuri i Partisë së Lirisë do të vendoset akoma më lart, edhe dy kate më lartë”, tha Meta.

Ndër të tjera, Meta deklaroi se qeveria do të kërkojë sërish 500 milionë euro borxh. Ai tha se 2023-shi do të jetë një vit i vështirë.

Politike # 14 Maji Agron Çela Ilir Meta