Aktualitet25 Maj 2018, 19:18

Opozita saktëson orarin e protestës, ja sa do të zgjasë

Shkruar nga Pamfleti
Opozita saktëson orarin e protestës,  ja sa do të zgjasë

Opozita saktëson orarin, ja sa do të zgjas

Protesta e opozitës nesër para Kryeministrisë do të nisë në orën 11:00 dhe do të përfundojë në orën 15:00. E ndërsa në kërkesën e parë drejtuar Policisë së Tiranës nuk saktësohej orari sa do të zgjaste tubimi, në ditën e sotme opozita ka ridërguar kërkesën drejtuar bluve ku saktëson se do të zgjasë katër orë.

Ditët e fundit në media është folur për disa skenarë, përfshirë edhe atë të çadrës, sikur ndodhi një vit më parë, por Arben Ristani dje në emisionin ’45 Minuta’ e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, ndërsa sot PD zyrtarizoi kërkesën për vetëm katër orë leje për tubimin. Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm Xhafaj dhe të Ramës, pasi e akuzojnë si të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Kauza e opozitës është ngritur mbi një përgjim misterioz të publikuar nga PD ku pretendohet se Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë. Materiali është dërguar për ekspertizë në Itali, ndërsa Xhafaj sfidoi Bashën sot duke deklaruar se nëse rezulton i vërtetë përgjimi do të japë dorëheqjen nga posti, në të kundërt duhet të ikë Basha.

Aktualitet