Politike12 Gusht 2018, 08:46

Opozita synon të “hedh në erë” reformën në drejtësi, në vjeshtë valë protestash dhe mosbindje civile. Prapa

Shkruar nga Pamfleti
Opozita synon të “hedh në erë” reformën në

Opozita "hedh në erë" reformën në drejtësi, në vjeshtë valë protestash dhe mosbindje civile. Prapaskenat e aksionit opozitar

Opozita po synon të hedhë në erë reformën në drejtësi. Eksponentë të PD dhe LSI kanë paralajmëruar se në vjeshtë do të nisë një valë e madhe protestash dhe mosbindje civile. Sipas “SOT” i gjithë thelbi i protestave të vjeshtës do të jetë bllokimi i reformës në drejtësi. Skenari që do përdoret do të jetë i tillë: Opozita do të presë rrëzimin nga qeveria e mazhoranca të dekretit të presidentit për “Teatrin”. Në mes të shtatorit PS ka premtuar se ai dekret do të rrëzohet dhe më pas do hapet rruga për një teatër të ri. Kjo do përdoret si alibi nga opozita për të nisur revoltat dhe më pas fokusi do jetë te reforma në drejtësi.

Por si do e bllokojë opozita reformën? Që KLGJ e KLP të jenë funksionale, duhen votat e opozitës, pasi duhet të ndryshohen disa nene që rrëzoi Gjykata kushtetuese. Po ashtu votat e saj duhen që të miratohet ligji për magjistratë që u shty nga korriku. Një tjetër pikë ku nevojitet konsensusi është dhe emërimi i kandidatëve të Kushtetueses, pasi 3 i miraton Parlamenti. Duke qenë se nevojitet konsensusi i opozitës për të vijuar reformën, kjo do të shfrytëzohet maksimalisht nga PD e LSI.

Ai që e ka treguar fare qartë se fokusi i LSI do jetë rrëzimi i reformës në drejtësi është Petrit Vasili. “Në shtator fillon një ndarje pa kompromise. Shqipëria ka hyrë në kolaps ekonomik, politik dhe shoqëror. Duhet të shpëtojmë reformën në drejtësi”, tha ai në një intervistë televizive. Deklarata e tij dëshmon qartë se fokusi do të jetë zhbërja e reformës dhe jo teatri, apo çështje të tjera. PD ka dalë me 7 kushte, ndërsa po ashtu dhe LSI do dalë me disa propozime të saj se si të shmanget kaosi në drejtësi. Gazeta ka mësuar se 3 kërkesat bazë të opozitës në shtator do të jenë: Të zgjidhen nga e para anëtarët e komisioneve të vetingut, të zgjidhen 10 anëtarët e KLGJ e KLP nga avokati dhe shoqëria civile dhe të shkarkohet kryeprokurorja Arta Marku.

Përplasjet Meta-Berisha-Basha

Aksioni opozitar në shtator ka krijuar dhe konflikt brenda opozitës. Deri më tani vetëm LSI dhe Sali Berisha kanë bërë thirrje për revolta. Po ashtu dhe njerëz pranë presidentit kanë kërkuar që të gjithë të ngrihen kundër qeverisë. Por vetë Basha ka qëndruar i tërhequr dhe nga disa reagime që ka marrë gazeta kohë më parë, opozita thjesht do rreshtohet krah artistëve për teatrin. Pra ka një ndarje midis palëve. Nga njëra anë LSI dhe Berisha kërkojnë revolta dhe mosbindje civile dhe nga ana tjetër Basha është duke kërkuar konsensus me mazhorancën ose protesta të qeta. Berisha-Meta synojnë që të shfrytëzojnë kushtet për integrimin në Bashkimin Europian.

Që të realizohen kërkesat e Brukselit, duhet me patjetër konsensus dhe kjo është mundësia e tyre e artë përballë qeverisë.

Por “SOT” ka mësuar se në opozitë po qarkullon dhe një skenar tjetër që të bllokohet reforma me qëllim që në qershor po ashtu të mos merret statusi kandidat për të hapur negociatat. BE kërkon arrestime VIP dhe ngritje të SPAK dhe të Byrosë së Hetimit. Nëse këto organe deri në qershor nuk janë gati, atëherë vendet skeptike me shumë gjasë nuk do japin votë pro. PD-LSI do tentojnë të bindin Ramën për të krijuar një qeveri si ajo pas 17 majit, por këtë herë kryeministër të jetë një tjetër socialist. Plani i tyre është që Rama të dalë nga qeveria dhe pastaj ekzekutivi i ri të merret me plotësimin e kushteve të integrimit. Një plan të tillë shefi i qeverisë vështirë ta pranojë dhe për këtë arsye Meta-Berisha do vënë në zbatim planin “B”, duke bllokuar organet e reja. Nëse ndodh kjo integrimi i vendit vihet në pikëpyetje. 

Politike Ilir Meta Monika Kryemaddhi Sali Berisha