Sport24 Prill 2018, 22:14

Optimizëm në disfatë/ Trajneri i Romës befason me deklaratën e pas ndeshjes: Roma kalon në finale

Shkruar nga Pamfleti
Optimizëm në disfatë/ Trajneri i Romës befason me

Optimizëm në disfatë/ Trajneri i Romës befason me deklaratën e pas ndeshjes: Roma kalon në finale

Edhe pse fitorja e Liverpulit është mjaft e thellë, në gjirin e Romës mendojnë se mund të ndodhë mrekullia, njësoj si me Barcelonën. Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesko është i vetëdijshëm, teksa pas takimit u shpreh: “Ndeshje e ndryshme nga ajo kundër Barcelonës. E nisëm shumë mirë ndaj Liverpul, më pas e humbëm kontrollin dhe aftësinë për të qëndruar në garë. Ia vështirësuam shumë vetes. Për 50 minuta me radhë nuk bënë asgjë të mirë. Humbëm të gjitha duelet dhe nuk arrinim të bënim saktë as pasimet brenda 5 metrave.

Me modulin 4-3-3 fituam ekuilibër? Jo, edhe në 20 minutat e para të ndeshjes ishim në ekuilibër, ndonëse ishim me tre mbrojtës. Në pushim iu fola disa lojtarëve, i kthjellova dhe u përmirësuan. Duhet të besojmë në sfidën e kthimit. Duhet të kemi besim, sepse në futboll ndodh gjithçka, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë ndryshe nga takimi kundër Barcelonës. Gjithsesi, kemi arritur diçka të rëndësishme”, tha trajneri i Romës, Di Francesko. Një optimizëm i tillë tejkalon cdo limit, megjithëse pecedenti “Barcelona” i jep të drejtë trajnerit dhe Romës, të cilët do të luajnë ndeshjen e kthimit me moton gjithcka për gjithcka. /Pamfleti Sport

Sport