Bota18 Nëntor 2022, 19:47

Orban bllokon fondet e BE ndaj Ukrainës: Nuk mund të vëmë interesat e Kievit para vetes

Shkruar nga Pamfleti
Orban bllokon fondet e BE ndaj Ukrainës: Nuk mund të vëmë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë janë “një hap drejt luftës”.

Ai tha se Hungaria nuk do të mbështesë planin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë Ukrainës ndihmë buxhetore vitin e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë në Budapest, Orban tha se ndërsa Hungaria dënon agresionin e Rusisë dhe mbështet popullin ukrainas, ai nuk është i gatshëm të vendosë interesat e Ukrainës para atyre të vendit të tij.

Plani i ndihmës do të sigurojë 15.67 miliardë paund për Ukrainën vitin e ardhshëm në pagesa të rregullta për të ndihmuar në funksionimin e objekteve të saj të energjisë dhe kujdesit shëndetësor, si dhe për të financuar pagat dhe skemat e pensioneve.

Refuzimi i Hungarisë rrezikon të prishë plotësisht planin pasi ndryshimet në rregullat e buxhetit të BE-së kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.

Bota Lufte Orban Ukraina