alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Ore ata thanë plas lufta në Ballkan”, deputeti i PS përplaset me gazetarët në studio: Nuk dështoi Shqipëria dhe RMV, por BE

23/06/2022, 22:58
ne Politike
A A

Analisti Arion Sulo është përplasur me deputetin e PS, Arben Pëllumbi, lidhur me konferencën e mbajtur sot në Bruksel pas Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor, ku mes Ramës dhe Kovaçevskit ishte dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.


-Lexo edhe:

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

Duke folur në “Open”, gazetarin Sulo, tha se Vuçiç nuk duhet të ishte në atë konferencë, por sipas tij, ishte pikërisht Rama që e ndihmoi atë, që t’i shpëtonte presionit të BE për sanksionet.

Edhe analisti Artur Zheji ka debatuar mbrëmjen e sotme me deputetin e PS, në lidhje me bllokimin e negociatave, i cili e ka quajtur një gabim të rëndë gjuhën e kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk mund ta shantazhosh Evropën, pasi dëmton vendin tënd.

Pjesë nga debati:

Sulo: Çfarë do Vuçiç në konferencën për mos hapjen e negociatave?

Pëllumbi: Kur ta keni kryeministrin përpara pyeteni se ç’donte. Ne sot bëjmë analizë për atë që është ngjarje e ditës, pse Shqipëria nuk mori datën e negociatave?

Sulo: Doli i zverdhur nga zyra. Është një spekulant. Njëri hidhte topin, tjetri e kapte. Rama e ndihmoi Vuçiç për t’i shpëtuar presionit për sanksionet.

Pëllumbi: Ore Vuçiç bëri takimet e veta.

Sulo: E si doli?

Pëllumbi: E ç’na duhet neve ore si doli?

Sulo: Pse tha se do ketë luftë në rajon, nëse i bëhet presion Serbisë për sanksionet?

Pëllumbi: Nuk dështoi Shqipëria dhe RMV, por dështoi BE për të mbajtur fjalën ndaj vendeve tona, sepse Shqipëria dhe RMV rrinë peng e një vote bullgare, që ka të bëjë me aspekte historike.

Zheji: Ore ata thanë plas lufta në Ballkan. Të na pushtoni.

Pëllumbi: Nuk besoj që ne kemi dështuar.

Zheji: Mund të shohim përtej. Ka një gjë, neve na lejohet një lloj e folure, sepse jemi jashtë gardhin evropian. Jemi një vend që konsiderohemi në fazë primitive të qytetërimit evropian. Mund ta kemi pjellë këtë qytetërim në antikitet, por ta jemi në primitivë. Ne në gojë të ujkut kemi hedhur valle. Kjo është sindroma, nuk na duan. Për këtë do të mbrohemi në një bunker, ku kemi komandantin Rama, që do na mbrojë. Por, kemi dhe Vuçiç, që paralajmëron luftë. Si mund t’ia bësh këtë shantazh Evropës? Më duket se në këtë rast Ramës i mungojnë këshilltarët, ose është aq i dashuruar me veten, sa atë që bën në Kuvendin shqiptar me disa gjela, mendon se mund ta bëjë edhe me Evropën. Por, ka gabuar shumë rëndë.

Pëllumbi: E mendoj krejtësisht ndryshe dhe dëshiroj që ta shikoj veten, por dhe të përfaqësoj ata njerëz që nuk e shohin veten të persekutuar. Evropa ka të drejtë të na e thotë në sy, pa ju dridhur qerpiku, për gjërat që nuk i kemi bërë mirë, ndërsa ne nuk duhet t’ua them, kur në këtë rast nuk po shkojnë gjërat mirë me BE.

Zheji: Jam dakord, por nuk mund të shantazhosh BE-në. Nuk e shantazhoj dot, sepse i bëj dëm vendit tim.

Pëllumbi: Nuk ju kam ndërprerë në asnjë moment. Më vjen shumë mirë që zgjova agresivitetin tuaj, se jeni shumë i qetë.

Zheji: Ka ngatërruar skenën e teatrit.

Pëllumbi: Po lëreni që këtë gjë t’ia thonë ata. Unë mendoj krejt ndryshe, që nuk duhet të kemi frikë, që ajo që nuk shkon, t’ua themi. Dhe ua tha këtë gjë, që është problemi i tyre, që jemi në këtë situatë. Nëse ata nuk e zgjidhin këtë, BE do të ketë probleme shumë më të mëdha.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04
Politike

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52
Politike

Meta nuk lë rast pa u takuar me Yuri Kim, shfaqet i lumtur në pritjen për pavarësinë e SHBA; mungon Rama

01/07/2022, 21:23
Politike

Mimi Kodheli: Kam 35 vite që i hekuros këmishat bashkëshortit, prandaj martesa më ka ecur mirë

01/07/2022, 21:02
Politike

BE i prish Berishës entuziazmin e protestës, më 7 korrik priten lajme të mira për negociatat

01/07/2022, 20:26
Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Samiti i BE-së/ Mori statusin e vendit kandidat, KE publikon konkluzionet për luftën në Ukrainë

Mori statusin e vendit kandidat, KE publikon konkluzionet për luftën në Ukrainë

Samiti i BE-së/ Dalin konluzionet e BE për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria të shoh gjyqësorin, Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet!

Samiti i BE-së/ Dalin konluzionet për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria të shoh gjyqësorin, Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet!

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In