Kosova 1 Tetor 2022, 15:12

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim

Orët mësimore të humbura gjatë grevës së përgjithshme në Kosovë, nuk do të kompensohen.

Kështu bëri të ditur të shtunën kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, pas njoftimit se kjo grevë do të pezullohet.

Ai i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të mos dalë me deklarata kërcënuese.

“Sa i takon orëve të humbura, me kontratën kolektive që e kemi nënshkruar me Ministrinë e Arsimit thuhet qartë se orët e humbura në grevë nuk do të mbahen. Unë uroj që MAShT-i të mos dalë me deklarata kërcënuese, mbase ne do t’i relaksojmë marrëdhëniet dhe sa i takon SBAShK-ut, do të bëjmë këtë. Të ulemi bashkë, të bisedojmë, sepse atje thotë se kjo në kontratë i jep hapësirë marrëveshjes mes dy palëve”, është shprehur ai,

Jasharaj më tej ka thënë se shpreson se Qeveria mos ta shoh këtë vendim të së shtunës, fitore ndaj sindikatave dhe do ta dëshmojë gatishmërinë e saj për dialog.

Pezullohet greva në Kosovë, të hënën rinis mësimi

Prishtine Greva në arsim qeveria e Kosovës SBAShK

Kosova