Anti-Mafia27 Shkurt 2019, 21:30

OSBE dosje për dy vrasje dhe trafiqet e Ilir Metës, ja pse është tërbuar Monika kundër misionit ndërkombëtar

Shkruar nga Pamfleti
OSBE dosje për dy vrasje dhe trafiqet e Ilir Metës, ja pse

OSBE dosje për dy vrasje dhe trafiqet e Ilir Metës, ja pse është tërbuar Monika kundër misionit ndërkombëtar

Meta dhe Monika hedhin në sulm ushtarët kundër misionit të OSBE në Shqipëri, organizata hartoi raportin për krimet njerëzore, trafiqet dhe korrupsionin e dyshes së LSI, dosja pritet të hapet nga Byroja e Hetimit

Ilir  Meta dhe Monika Kryemadhi kanë hedhur në sulm ushtarët e tyre, të cilët janë nën hetim nga prokuroria për korrupsion, kundër misionit të OSBE në Shqipëri. Shpërthimi i çiftit më të korruptuar në Ballkan erdhi pas një reagimi të fortë të OSBE, ku i bëri thirrje policisë të shpartallojë kamikazët me pagesë të PD-LSI që sulmojnë policinë dhe institucionet. Por, urrejtja e Metës dhe Monikës me OSBE i ka rrënjët tek një dosje që ka hartuar OSBE për krimet njerëzore dhe trafiqet e Ilir Metës. Një pjesë e kësaj dosje rrodhi në media disa vite më parë. Në atë kohë, Meta ishte në pushtet me Edi Ramën. Pas daljes së dosjes, Meta largoi kreun e OSBE nga Shqipëria.

Në pjesën e dosjes së zbuluar të OSBE, thuhet: “Meta, Ilir (LSI): Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër.  Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjetikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Kjo dosje pritet të jetë objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në këto rrethana, Monika dhe Iliri kanë nisur një sulm të organizuar ndaj misionit të OSBE në Tiranë. Monika akuzoi njerëzit e OSBE se po mbron kriminelët. Më vonë, Monila nxori edhe Ylli Manjanin, i cili kërkoi bojkotimin e misionit të OSBE./Pamfleti

Anti-Mafia ja pse është tërbuar Monika kundër misionit ndërkombëtar OSBE dosje për dy vrasje dhe trafiqet e Ilir Metës