Aktualitet25 Maj 2018, 18:16

OSBE mesazh të qartë opozitës një ditë para protestës

Shkruar nga Pamfleti

OSBE mesazh të qartë opozitës një ditë para protestës

Protesta e opozitës e cila pritet të zhvillohet ditën e nesërme, është komentuar edhe nga OSBE, të cilët shprehen se shpresojnë që të jetë paqësore dhe demokrate.

Në një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së,i përbërë prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ku u takua me disa zyrtarë, mes të cilëve Ilir Meta, Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati dhe Lulzim Basha e Monika Kryemadhin, ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së

Ata shprehën po ashtu gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend e ndërsa në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga Opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet