OSHEE njofton se disa zona të Tiranës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të defektit në fiderin 330/NST Selitë.
Sipas informacionit zyrtar, pa drita kanë mbetur ‘’Komuna e Parisit’’, zona e Kompleksit ‘’Dinamo’’ dhe Gardës, por dhe rruga e Kosovarëve.
Ndërkohë grupet e OSHEE janë në terren për të riparuar defektin.
NJOFTIMI NGA OSHEE
Për shkak të një defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si “Komuna e Parisit”, zona e Kompleksit ” Dinamo” dhe Gardës, rruga e Kosovarëve. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Deri ne eliminimin e avarise po veprohet për furnizimin e këtyre zonave përmes NST Qendër