Editorial10 Shkurt 2023, 11:31

OSHEE, ‘territori’ ku përplasen dy banda të fuqishme

Shkruar nga Pamfleti
OSHEE, ‘territori’ ku përplasen dy banda të fuqishme

OSHEE, ‘territori’ ku përplasen dy banda të fuqishme

Mafia dhe politika janë dy fuqi që luftojnë për të njëjtin territor. Ato ose janë në luftë ose kanē bërë marrëveshje… Kur mafia fillon e ha këlyshet e saj, atëherë marrëveshja me politikën është prishur.

Përplasja që po ndodh prej kohësh për marrjen e kontrollit të OSHE-së, entit qeveritar që xhiron miliarda, nuk është gjë tjetër veçse një betejë e vërtetë mes dy klaneve të mafies në vend.

Arratisja nga vendi e Plarent Devishajt, një prej figurave kryesore të bandës së Durrësit, përkatësisht kunatit të Lulzim Berishës, ka hapur frontin e përplasjes për jetë a vdekje, a thua se jemi në betejën e hordhive turke për Kostandinopojën.

Tashmë, grupi që mbështet Ardian Çelën, pra klanet më të zeza të Durrësit, që kanë rezonancë te ‘Non Grata’ ish-kryebashkiak, nuk e kanë më fuqinë pa krahun e armatosur. I cili, pasi është akuzuar zyrtarisht për vrasjen e Vajdin Lames, është larguar për në Dubai. Kjo ka sjellë, që grupi i kuksianëve që rri pranë zv.kryeministres Balluku, të bëhet bashkë me armiqtë më të egër të bandës së Durrësit, e aleatë të emrave të frikshëm të krimit shqiptar.

Beteja është aq e fortë, sa edhe Rama ka frikë që të ndërhyjë, pasi klane të tmerrshme pranë ministres kanë marrë në dorë situatën. Janë klane që bëjnë ligjin në zonën e autostradës dhe që janë lidhur herë pas here si me Ramën ashtu edhe me Berishën. Ndërkaq, është e çuditshme sesi këta banda mafioze kanë gjetur habitatin e vet te Belinda, e cila është kthyer tashmë në një telash të madh që të kujton kohën e tensionuar të para vitit 2005. Kur ministra dhe drejtorë policie u bënë njësh me kupolën e krimit dhe dhe situate precipitoi në atentate të rënda me eksplozivë.

Ndërkaq, lufta për territor në OSHE ka sjellë një situatë thuajse skandaloze në entin qeveritar. Prej kohësh në këtë ndërmarrje ekziston një kaos, ku dhe riparimi i defekteve normale zgjat për orë e orë të tëra, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ka ndodhur në të shkuarën.

Këto ditë të temperaturave të ulëta, ka pasur shpesh ndërprerje energjie, jo thjesht në zonat periferike të vendit, por në qytete kryesore dhe në Tiranë, ku operatorët u janë përgjigjur qytetarëve me arrogancë. Thuhet se ka një stres të shtuar, pasi ka hyrë frika e largimeve masive nga puna, si pjesë e ndarjes së territoreve. Punonjësit e vjetër të OSHEE janë vënë në presion nga të ardhurit rishtarë prej grupit të Belindës, që i akuzojnë profesionistët si “të Saliut”.

“Partia ju ka sjellë ndaj duhet të angazhoheni”, është refreni që përgatit ushtarë për fushatën e Sekretares së Parë të Dibrëës- zv.kryeministren Belindë. Vetë Balluku para pak kohësh publikisht foli për ndryshimin e kupolës së OSHE-së, por deri tani nuk ja ka arritur ende ta spostojë Ardian Çelën. I cili është emëruar nga Rama si kryekoordinator i fushatës në Durrësi, fitorja e të cilit është jetike për kryeministrin sidomos për vijimin e projektit të dy porteve. Gjithsesi kohët e fundit ka rënë në sy një mungesë e dukshme e Çelës në daljet mediatike, si pranë shefit të tij kryesor Edi Ramës, ashtu edhe pranë ministres. / Pamfleti

Editorial #‘territori’ ku përplasen dy banda të fuqishme OSHEE