Kosova19 Qershor 2022, 16:06

Osmani i kërkon mbështetje kryediplomatit turk për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Shkruar nga Pamfleti
Osmani i kërkon mbështetje kryediplomatit turk për

Osmani i kërkon mbështetje kryediplomatit turk për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu.

Sipas Zyrës së Presidencës, të dy palët kanë zhvilluar “një bisedë përmbajtësore dhe konfirmuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore”. Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral, në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, tregtisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri, derisa ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani.

Prishtine Kosove osmani TURQI

Kosova