Kosova23 Nëntor 2022, 23:20

Osmani injoron Borrel, falënderon SHBA për marrëveshjen mbi targat

Shkruar nga Pamfleti
Osmani injoron Borrel, falënderon SHBA për marrëveshjen mbi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel.

Por presidentja ka falënderuar SHBA për arritjen e konsensusit. Osmani një ditë më parë kritikoi Borrel dhe sot e ka injoruar.

Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Një ditë më parë pati një takim në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, por Prishtina reagoi ashpër ndaj shefit të BE për zgjerimin.

Prishtine osmani