
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.
Këtë e bëri të ditur Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter.
Ai njoftoi se gjatë këtij takimi diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për një zgjidhje konkrete.
“Në New York, u takova me Presidenten Vjosa Osmani. E vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, ka shkruar Lajçak.