Kosova22 Shtator 2022, 16:44

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju-Jork.

“Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju-Jork me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern”, ka treguar Osmani, të enjten përmes një postimi në Facebook.

Osmani këtë takim e ka lidhur edhe me të drejtat e grave.

“Bota është më paqësore, më e drejtë dhe më demokratike kur u japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë”, ka deklaruar ajo.

Zelanda e Re është një nga vendet qe e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Prishtine

Kosova