Kosova 8 Dhjetor 2022, 14:41

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi nëse do të shtyhen ose jo zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës, do të merret pas pak ditësh.

Kështu ka thënë ajo të enjten në Prishtinë pas manifestimit në kuadër të 16-ditëshit të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave.

Ajo ka thënë se po pret raportin e institucioneve të sigurisë për situatën në veri të Kosovës.

Derisa ka përmendur institucionet e sigurisë, Osmani ka thënë se sot do të takohet me disa përfaqësues të këtyre institucioneve.

Sipas saj, procedura e do që së pari të bëhet vlerësimi i sigurisë, e pastaj ajo të prezantohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më pas KQZ-ja do të vendosë nëse duhet shtyrë zgjedhjet.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore është caktuar për 18 dhjetor ndërsa për kuvende komunale më 25 dhjetor.

Që nga e marta ka pasur hedhje të shok-bombave dhe të shtëna në komunat veriore.

Këto incidente nisën kur zyrtarët e KQZ-së tentuan që të futen në zyrat e komisioneve zgjedhore komunale.

Prishtine veriu i Kosovës Vjosa Osmani zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kosova