Showbiz22 Shtator 2022, 13:14

‘Pa mua do marrësh fund’, Dajana Shabani tregon si iu përgjigj kësaj deklarate dikur

Shkruar nga Pamfleti
‘Pa mua do marrësh fund’, Dajana Shabani tregon si iu

Nëse ka diçka për të cilën Dajana Shabani është bërë virale, sidomos në TikTok, janë shprehjet në fund të emisionit të saj D-Night, i cili transmetohet nga e hëna në të enjte, në orën 23 të mbrëmjes, në RTV Ora.

Ajo gjithmonë përzgjedh një shprehje, një mesazh, apo një batutë për ta mbyllur emisionin, por natën e mbrëmshme (21 shtator) tregoi një histori personale:

“Dikur dikush më tha, teksa largohej: Pa mua do marrësh fund!; Sot i them: Ma bëj pak fotografinë, se nuk kam kohë për autograf!”, duke i dhënë kështu një mesazh kujtdo që gjendet në situatë të vështirë për hir të dikujt. E me siguri, presim që edhe kjo shprehje, të kthehet në virale. /Pamfleti Magazine

Për të parë videon klikoni këtu: DAJANA 

Lifestyle #shprehje virale dajana shabani