Politike 4 Nëntor 2022, 12:05

PAA nis përgatitjet për zgjedhjet, Agron Duka: Synojmë këshillat bashkiakë, mazhoranca është konsumuar

Shkruar nga Pamfleti
PAA nis përgatitjet për zgjedhjet, Agron Duka: Synojmë

Kryetar i PAA-së, Agron Duka, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore. Ai ka mbledhur sot strukturat e partisë, ndërsa dha dhe një prononcim për gazetarët.

Duka u pyet mbi konfliktin në PD dhe rrezikun për të dalë me dy kandidatë. Ai u shpreh se një gjë e tillë e bën të vështirë orientimin e votës, teksa shtoi se qëllimi i PAA do të jenë këshillat bashkiakë.

Në kuadër të zgjedhjeve vendore kemi filluar lëvizjet në të gjitha qarqet e Shqipërisë, qëllimi të identifikojmë njerëz për këshillin bashkiak. Qëllimi të fuqizimit sa më shumë këshilltar bashkiak në bashki të ndryshme dhe numër vota në gjithë Shqipërinë. Kodi Zgjedhor të penalizohen dhe duhet të futesh së bashku me koalicionet. Nëse opozita arrin marrëveshjen dhe nxjerr një kandidaturën të përbashkët mos të mbështesim kandidaturën e opozitës. Prirja jonë është të mbështesim kandidaturë të  opozitës. Nëse dalim me dy kandidatë po e përsëris nuk do kemi mundësi të orientojmë votat e PAA-së, ose do të mbështesim një kandidat që kemi të pëlqyer. Ato luhatjet ndër vite për fajet të opozitës mos-hyrja në beteja elektorale nuk na ka bërë mirë. Ne po bëjmë çfarë është e mundur të ringremë strukturat e partisë. Besoj se konsumimi i mazhorancës do na ndihmojë”, u shpreh Duka.

Politike Duka PAA zgjedhje