Kosova 4 Korrik 2022, 13:22

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ministri i Shëndetësisë muaji më parë deklaroi se përmbushja e e listës esenciale për barna dhe material shpenzues aktualisht është arritur deri në 70 për qind. Sipas tij synimi i Ministrisë së Shëndetësisë është që ajo të përmirëshet dhe do të përmbushet rreth 90 përqind. Pacientët thonë se edhe përkundër këtyre  të dhënave inkurajuese nga Ministria e Shëndetësisë, ata sërish janë të detyruar vet t’i blejnë ilaçet

 

Prishtinë, 4 korrik – Që nga paslufta në Kosovë, spitalet publike nuk arritën asnjeherë të pëmbushin listën esenciale të barnave. Si rrjedhojë e këtyre mungesave, pacientët janë ata që obligohen t’i blejnë vet ato.

Mjerimi i madhë vazhdon në klinikën e Onkologjisë në Prishtinë. Shumë pacientë kanë përfunduar operimin dhe që nga sot duhet të vazhdojnë me terapinë përcjellëse, kimioterapinë. Perveç sfidave që e pret nga terapia super e rëndë, ballafaqimi me mungesë të madhe të këtyre ilaqeve i bënë edhe më të pa fuqishëm. Njëri nga familjaret e një pacienti të operuar këtë të premte nga kanceri në prostatë i tha Pamflet se një natë para fillimit të dhënies se terapisë Mytomicin 40mg. ka bredhur në të gjitha barnatoret në Prishtinë për të siguruar atë ampulë. Qysh në mengjesin e së hënës i duhet të filloj trajtimin me të. Pas shumë perpjekjeve arrin ta sigurojë disi, por me një çmim shumë të lartë, që sipas saj është gati i papërballushem. Çmimi i kesaj ampule sillet rreth 110 eu për amp, ndërsa pacienti ka të pëshkruar gjithsejë 6 amp. Nuk është kjo e vetmja terapi që duhet të blihet.

Ndryshe buxheti për barna dhe material shpenzues në sektorin publik shëndëtsor kap shifrën milionëshe

Ministri i Shëndetësisë muaji më parë deklaroi se përmbushja e e listës esenciale për barna dhe material shpenzues aktualisht është arritur deri në 70 për qind. Sipas tij synimi i Ministrisë së Shëndetësisë është që ajo të përmirëshet dhe do të përmbushet rreth 90 përqind. Pacientët thonë se edhe përkundër këtyre  të dhënave inkurajuese nga Ministria e Shëndetësisë, ata sërish janë të detyruar vet t’i blejnë ilaçet.

Mungesa e ilaçeve mund  të  jetë edhe si rezultat i bllokimit të  Organit Shqyrtues të Prokurimit që nga 1 prilli i vitit 2021, kur ky institucion nuk ka bord funksional për t’i shqyrtuar tenderët dhe ankesat e operatorëve ekonomik.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), i njohur si gjykata e tenderëve, ka mbetur pa bord për më shumë se një vit. Që nga ajo kohë, numri i ankesave nga operatorët ekonomik në drejtim të OShP-së ka shkuar pothuajse në 800. Mund të shresojmë se me emërimin e bordit të ri muajin e kaluar, gjendja me furnizimin me barna nga lista esenciale do të përmirësohet.

Lehtësim i madhë do të ishte sikur Kosova të kishte sigurime shëndetësore. Por edhe ajo çështje ka mbetur pezull. Që nga viti 2007, kur ishte miratuar Ligji për këtë çështje, asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi, pasi shefi i UNMIK-ut në atë kohë, nuk e kishte nënshkruar këtë Ligj. Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin qeveritë që e tërhoqën ligjin për shkak të implikimeve buxhetore. Kuvendi i Kosovës arriti ta miratojë Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, mirëpo as ky ligj nuk ka gjetur zbatim deri tash./ Pmafleti

Prishtine