Politike25 Mars 2022, 10:41

Padia e Evi Kokalarit, Gjykata dënon Ervin Salianjin

Shkruar nga Pamfleti
Padia e Evi Kokalarit, Gjykata dënon Ervin Salianjin

Padia e Evi Kokalarit, Gjykata dënon Ervin Salianjin

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 50 mijë lekë gjobë deputetin demokrat Ervin Salianji. Mësohet se Salianji është dënuar për fyerje ndaj Evi Kokalarit, pas padisë që kjo e fundit paraqiti në SPAK në nëntor të vitit të kaluar.

Përplasja mes tyre nisi pasi Salianji deklaroi në media se bashkëshorti i Evi Kokalarit ishte i përfshirë në partinë e Agimit të Artë i financuar nga qarqet anti-shqiptare.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot.

Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.

“Evi Kokalari, njeri pa përfaqësim!” Salianji ‘shpërthen’ ndaj aktivistes: Bashkëshorti i saj i përfshirë në partinë Agimi i Artë!

Politike dënim Ervin Salianji Evi Kokalari Fyerje gjykatë