Showbiz18 Tetor 2022, 19:08

“Paguhet më shumë se gjysma e lojtarëve të Argjentinës”, Uanda Nara për Mauro Ikardin: I bëj të gjitha për të, përveçse të vesh këpucët dhe të luaj

Shkruar nga Pamfleti
“Paguhet më shumë se gjysma e lojtarëve të

“Paguhet më shumë se gjysma e lojtarëve të Argjentinës”, Uanda Nara për Mauro Ikardin: I bëj të gjitha për të, përveçse të vesh këpucët dhe të luaj

Marrëdhënia mes Mauro Ikardit dhe Uanda Narës po prek fundin. Dyshja e njohur prej vitesh në botën e showbizit dhe të sportit po shkojnë drejt ndarjes përfundimtare, pas një viti mjaft të vështirë, ku ka patur akuza dhe skandale të ndryshme me bazë tradhtinë.

Siç dihet, gjatë gjithë kësaj kohe, bukuroshja Uanda ka qenë agjente e futbollistit argjentinas, duke e drejtuar atë për çdo lëvizje. Nara është shprehur se në aspektin profesional gjithçka e ka kryer me korrektësi dhe i ka siguruar Mauritos kontratat më të mira të mundshme.

“Unë jam përfaqësuesja e vetme e Mauro Ikardit. Detyra ime është të siguroj kontrata sa më të leverdisshme për Mauron dhe në transferimin e fundit te Gallatasaraj, kam negociuar e vetme. Jam e kënaqur me punën që kam bërë, pasi sot Mauro ka një pagë më të lartë se më shumë se gjysma e futbollistëve të kombëtares së Argjentinës. Bëj gjithçka për të, përveç se të vesh këpucët dhe të zbres në fushë”, tha Uanda Nara.

Showbiz futbollisti argjentinas Mauro Ikardi modelja Uanda Nara