Politike24 Mars 2022, 13:16

Paketa e Rezistencës Sociale, Manastirliu: Kemi rritur me 1.5 miliardë lekë ndihmën ekonomike

Shkruar nga Pamfleti
Paketa e Rezistencës Sociale, Manastirliu: Kemi rritur me 1.5 miliardë

Paketa e Rezistencës Sociale, Manastirliu: Kemi rritur me 1.5 miliardë lekë ndihmën ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi gjatë mocionit me debat në parlament për rritjen e çmimeve, se paketa e Rezistencës Sociale mbron qytetarët shqiptarë nga situata e çmimeve në treg, të shkaktuara si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Manastirliu solli në vëmendje masat e marra nga qeveria për mbrojtjen e konsumatorit dhe kategorive në nevojë. Sipas saj paketa e Rezistencës Sociale mbështet 576 mijë qytetarë, ku përfshihen pensionistët, tetraplegjikët, paraplegjikët, personat me aftësi të kufizuar, si dhe të gjitha kategoritë në nevojë.

Ajo shtoi se për sa i përket viti 2022 qeveria shqiptare ka rritur me 1.5 miliardë lekë buxhetin për ndihmën ekonomike.

“Paketa e rezistencës sociale mbështet 576 mijë qytetarë të këtij vendi. Të cilët për tre muajt e arshshëm do të kompesohen për rritjen e çmimeve të shportës si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Qeveria ka vendosur që për 3 muajt e ardhshëm të ofrojë një paketë ndihme prej 30 mijë lekë në muaj si mbështetje për rritjen e çmimeve të shportës për 202 mijë pensionistët që përfitojnë më pak se paga minimale, 43 mijë pensionistët që jetojnë vetëm, 66 mijë persona që përfitojnë pensione invaliditeti, mbi 52 mijë persona me aftësi të kufizuar, mbi 6100 individë paraplegjik dhe tetraplegjjik dhe mbi 12 mijë të verbër si dhe 64 mijë familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike.

Po kështu qeveria ka vendosur të indeksiojë pensionet në masën 33 milionë dollarë. Është ngritur bordi i transparencës së çmimeve për të mos lejuar në çdo hallkë të zinxhirit nga prodhimi te tregtimi kosto abuzive që rëndojnë xhepat e qytetarëve.

Të nderuar kolegë në një situatë jo të lehtë si kjo që po kalojmë, e diktuar prej një konflikti që po ndodh jo shumë larg prej nesh, qeveria po mbron qytetarët në nevojë. Paketa e rezistencës sociale ofron mbështetje për energjinë elektrike me një paketë prej 28 miliardë lekësh, për të siguruar financimin e nevojshëm për të mbrojtur konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë.

Po subvencionojmë 5 milionë dollarë kosto për diferencën e çmimit të biletës për transportin publik, duke garantuar që asnjë udhëtarë të preket nga ndryshimi i çmimit të biletës. Me buxhetin e viti 2022 ne kemi rritur me 1.5 miliardë lekë buxhetin e programit të ndihmës ekonomike”, tha Manastirliu.

Politike çmim ndihmë ekonomike Ogerta Manastirliu Paketa e Rezistencës Sociale Rritje