Bota24 Tetor 2018, 16:57

Pako e dyshimtë në redaksinë më të madhe botërore, evakuohen gazetarët

Shkruar nga Pamfleti
Pako e dyshimtë në redaksinë më të madhe botërore,

Pako e dyshimtë në redaksinë më të madhe botërore, evakuohen gazetarët

Media botërore ”Russia Today” ka shkruar pak minuat më parë se një pako e dyshimtë është gjetur ditën e sotme në redaksinë më të madhe botërore të lajmeve CNN.

Lajmin e ka dhënë një gazetar i kësaj redaksie i cili ka shkruar në rrjetet sociale se po largohemi nga zyrat. 

Por bëhet me dije se gazetarët dhe i gjithë stafi janë evakuuar dhe se policia ka nisur menjëherë hetimet. Redaksia e CNN i ka zyrat në New York.

Pakot me eksploziv u gjetën ditën e sotme edhe në shtëpitë e dy ish-Presidentëve, Bill Clinton dhe Barack Obama. Po ashtu u çmontua edhe një tjetër ditën e hënë në shtëpinë e miliardierit George Soros.

Bota gazetarët redaksia e CNN