Politike13 Shkurt 2019, 20:32

Pakt i dytë Rama-Basha?! Berisha tregon çfarë ka ndodhur me marrëveshjen e 17 majit

Shkruar nga Pamfleti
Pakt i dytë Rama-Basha?! Berisha tregon çfarë ka ndodhur me

Pakt i dytë Rama-Basha?! Berisha tregon çfarë ka ndodhur me marrëveshjen e 17 majit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar marrëveshjen politike të 18 majit 2017 mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duek deklaruar se ajo ka vdekur. Në një studio televizive, Berisha ka deklaruar se ka qenë pro marrëveshjes, që në thelb kishte garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Por, sipas Berishës, Rama i bleu zgjedhjet. Ish-kryeministri u shpreh se një tjetër marrëveshje Rama-Basha do ishte një mënyrë për të varrosur procesin zgjedhur. Ndër të tjera, ish-kryeministri komentoi edhe dosjen “339”, për të cilën tha se ka mijëra faqe regjistrime të pazbardhura.

“Dosja ka mijëra faqe regjistrime të pazbardhura se dihet që s’ka ndëshkueshmëri, s’ka ligj për qeverinë, s’ka ligj për Ramën. Opozita ka meritën e madhe, një mirënjohje të thellë të Zërit të Amerikës, që ka dhënë vetëm majën e ajsbergut të asaj dosje. Sot, s’ka njeri që mund të thitë se këtu mund të bëhen zgjedhje me Ramën. S’jam unë autor i marrëveshjes së 18 majit, por jam mbështetës i saj.

Marrëveshja absolutisht ka vdekur, Rama e paraqet sikur s’ka vdekur për interesa të veta, por ajo marrëveshje ka marrë fund, e ka thënë lulzim Basha. Një marrëveshje e re me Ramën do ishte një mënyrë për të varrosur procesin zgjedhur. Qëllimi i saj ishte që shqiptarët të mund të votonin të lirë. U fut PD në zgjedhje, por s’ka zgjedhje të lira e të ndershme kur kryeministri i ble zgjedhjet”, tha Berisha.

Politike pakti rama basha Sali Berisha