Aktualitet30 Korrik 2022, 16:38

“Pakti me kishën serbe do firmoset”, Abazoviç i përgjigjet presidentit: Do mbash përgjegjësi nëse bie qeveria

Shkruar nga Pamfleti
“Pakti me kishën serbe do firmoset”, Abazoviç i

Thellohet konflikti në Malin e Zi. Akuzat dhe kundër akuzat mes dy liderëve të Podgoricës po shtohen nga ditë në ditë. Kryeministri Dritan Abazoviç ka reaguar pak më parë për kërcënimet e presidentit, duke ja kthyer me të njëjtën monedhë. Milo Gjukanoviç kërcënoi me rrëzimin e qeverisë nëse firmoset marrëveshja me kishën serbe.

Por Abazoviç duket se nuk i druhet shantazhit të presidentit. Ai ka thënë për mediat se pakti me kishën do të firmoset pavarësisht se çfarë thotë presidenti. Po ashtu ai ja ka bërë të qartë Gjukanoviçit se nëse ai rrëzon qeverinë, do mbajë përgjegjësi.

Unë e kuptoj kontekstin politik të asaj deklarate, nuk jam për kushtëzimin e Qeverisë. Ajo ka programin e saj të punës, të gjithë e kanë ditur kur kanë dhënë mbështetjen e tyre për Qeverinë se cilat do të jenë detyrat. Na pret një vjeshtë shumë e vështirë. Na presin probleme që nuk janë të krijuara në Mal të Zi, por jashtë dhe duhet të zgjidhim standardin e jetesës së qytetarëve. Prandaj, kjo çështje duhet të hiqet nga rendi i ditës në atë mënyrë që të gjitha bashkësitë fetare të kenë të njëjtin trajtim. Kështu që patjetër do të ndodhë, në një formë apo në një tjetër. Por nëse dikush bën një lëvizje politike pas kësaj, do të mbajë përgjegjësi për atë që do të ndodhë”, tha Abazoviç për “RTCG”.

Më herët ishte presidenti malazez, i cili po mban në presion Abazoviçin sa i takon qeverisë. Partia e Gjukanoviçit ka mbështetjen më të madhe në qeveri dhe largimi tij mund të sillte rrëzimin e kryeministrit. Presidenti ka thënë se nëse Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe do të nënshkruhet javën e ardhshme, ai do të rrëzojë qeverinë.

Abazoviç vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Serbe. Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim. Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë shumë ngathët”, tha ai.

Kryesore Abzovic Gjukanovic Mali i Zi