Bota24 Prill 2022, 20:12

Pala ruse refuzoi armëpushimin për Pashkë, Blinken viziton Kievin; çfarë do të diskutohet

Shkruar nga Pamfleti

Lufta brutale e Rusisë ndaj Ukrainës/ Blinken drejt Evropës, takim me ministrat e NATO-s

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vizituar ditën e diel Kievin. I shoqëruar nga sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vizita e diplomatëve të lartë Amerikan vjen pasi pala ruse refuzoi armëpushimin për ditën e Pashkëve duke vijuar betejën e ashpër në jug dhe lindje të Ukrainës.

Vlen të theksohet se, për mediet mbrëmjen e djeshme Zelenskyy konfirmoi takimin, duke thënë se me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin, do të diskutojnë për llojet e armëve që i duhen Ukrainës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Presidenti ukrainas, Volozymir Zelensky bëri të ditur se rusët kanë sulmuar qytetin e Odesës ditën e diel, duke shkaktuar 8 viktima. Rusët, të pamëshirshëm, vijuan bombardimet ndaj Odesës dhe Luhanskut edhe ditën e sotme, duke shkarkuar me dhjetëra viktima.

Edhe OKB-ja bëri thirrje të dielën për një armëpushim “të menjëhershëm” në Mariupol, për të lejuar evakuimin e rreth 100,000 civilëve ende të bllokuar në këtë port ukrainas të kontrolluar pothuajse tërësisht nga ushtria ruse.

Gjithashtu me rastin e Pashkëve Ortodokse, Papa Françesku bëri thirrje edhe një herë për një armëpushim në luftimet në Ukrainë dhe për t’i dhënë fund sulmeve kundër “popullsisë së rraskapitur”, por kjo kërkesë është refuzuar nga ana e rusëve.

Bota #Blinken konflikti Rusi-Ukrainë