Aktualitet 7 Dhjetor 2018, 11:09

“Pamfleti” së bashku me studentët, Sot zë fill fundi i klikës kriminale dhe korruptive!

Shkruar nga Pamfleti
“Pamfleti” së bashku me studentët, Sot zë fill fundi

“Pamfleti” së bashku me studentët, Sot zë fill fundi i klikës kriminale dhe korruptive!

 S’ka më heshtje! S’ka më pritje! Shqipëria kërkon përmbysjen dhe shporrjen njëherë e mirë të oligarkisë kriminale politike në pozitë dhe opozitë. Pamfleti prej më shumë se një viti ka qëndruar avangardë, duke denoncuar me fakte korrupsionin dhe krimet që më në fund do të “thajnë” moçalin e instaluar prej 28 vitesh.

Ndaj stafi dhe botuesi i Pamfletit, Gjergj Zefi është në krah të studentëve dhe ndryshimeve të mëdha. Luftë me penë dhe në shesh. Është koha që ky front i strukturuar tashmë të mos jetë vetëm, ndaj më shumë se kurrë lipset reagimi dhe mbështetja e kancelarive perëndimore.

Së bashku për një fillim të ri!

 

Reagimi i plotë i botuesit të “Pamfleti”, Gjergj Zefi:

Sot zë fill fundi i klikës kriminale dhe korruptive.

Protesta e studentëve është alternativa e Shqipërisë Europiane përkundrejt mizerjes politike të trekendeshit të Bermudës PS-PD-LSI

Për të gjithë ata që dyshuan në luftën tonë të vetmuar përkundrejt përbindshave po ju themi se 2019 do të jetë fundi i kësaj klase të mallkuar politike dhe fillimi i një politike të re, i një Shqipërie të re..

Nuk keni parë gjë akoma!

Jemi në prag të një epoke të re, larg kompromiseve për vazhdimësi, larg frikërave dhe rivaliteteve të vjetra, larg përplasjeve të stisura për të ruajtur hegjemoninë dhe zonat e influencës..

PAMFLETI do jetë avangardë e këtij ndryshimi, do angazhohemi me mish e me shpirt kundër kësaj klike kriminale dhe korruptive, në mbështetje të studentëve, të njerzve të lirë të këtij vendi që vuajnë gjenocidin e politikës korruptive, represionin e partive banda PD-PS-LSI

Të gjithë lexuesve që nuk janë dakort me luftën tonë pa kompromis kundër pazareve politike të të tri poleve u themi se po na kërkoni të ruajmë status-quo’n por status quo nuk mund të ketë më..

Bashkohemi me studentët!

Aktualitet “Pamfleti” avangarde klike kriminale Protesta