Eshtë publikuar edhe video kur Policia e Kosovës e rrethoi shtëpinë e Sokol Halili dhe atij iu kërkua që të dorëzohej.
Por Halili vendosi që ta vriste vetën kur janë bërë gati 48 orë që kur qëlloi Hamide Magashin, 35-vjeçare.
Magashi ishte shtatzënë dhe u vra në oborrin e QKUK-së vetëm një ditë para operacionit për të lindur.
Ajo është varrosur sot teksa në të njëjtën ditë ish-burri i saj bëri vetëvrasje.
Për këtë tragjedi po kërkohet dorëheqje. Kryeministri i Kosovës ka kërkuar që gjithë zhinxhiri përgjegjës të dorëhiqet.
Ndërkaq nga opozita, por edhe pjesë të shoqërisë civile po kërkojnë të dorëhiqet ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ajo e drejtësisë, Albulena Haxhiu.