Bota12 Shkurt 2023, 18:57

Pamje të rënda nga rrënojat e tërmetit në Turqi, fëmija nxirret i gjallë nga prehri i motrës që u sakrifikua për të

Shkruar nga Pamfleti
Pamje të rënda nga rrënojat e tërmetit në Turqi,

Turqia e Siria mëngjesin e 6 shkurtit u goditën nga dy tërmete të njëpasnjëshme, ku për pasojë mijëra  njerëz humbën jetën, por dhe shumë të tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Shpesh videot e shpëtimit të shpërndara nga grupet e kërkim-shpëtimit në internet janë bërë virale për shkak të ndjeshmërisë së lartë. Së fundmi një video tjetër është ndarë në rrjetet sociale, ku shihet momenti teksa një fëmijë nxirret i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Aleppo.

Sipas grupeve të shpëtimit fëmija kishte mundur të shpëtonte pasi motra e tij e kishte marrë atë në prehër dhe kishte mbuluar trupin e tij me trupin e saj duke sakrifikuar kështu veten për të shpëtuar vëllain e vogël.

Foshnja u gjet nën rrënojat në fshatin Afrin, në veri të Aleppos, ndërsa video është publikuar nga Helmetat e Bardha njësitë e kërkim shpëtimit që po vijojnë punën për nxjerrjen e personave të mbijetuar nën rrënoja.

Her baby sister sacrificed herself… Incredible moments to save a baby alive who was in the lap of her sister.
The city of Jandiris in the countryside of Afrin, north of #Aleppo, at dawn on Monday, Feb 6, after the violent #earthquake that hit northwestern regions of #Syria. pic.twitter.com/awLgP6Jlsp

— The White Helmets (@SyriaCivilDef) February 11, 2023

Bota #tërmeti rrënojat TURQI