Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë tashmë mbi 400 mijë viktima.
Në të njëjtën kohë që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar rreth 24,2 milionë raste pozitive për Covid-19.
Qendra e Johns Hopkins regjistroi vdekjen e parë nga Covid-19 më 29 shkurt në shtetin e Uashingtonit. Më vonë, gjatë pranverës, dy vdekje të mëparshme në Kaliforni u konfirmuan më pas vdekjes se ishin nga Covid-19.
Pas SHBA, shteti me bilancin më të lartë të viktimave është Brazili ku janë shënuar 210,404 vdekje për shkak të koronavirusit.