alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Pandemia rriti numrin e të pasurve, por “fundosi” të varfrit

20/01/2022, 11:02
ne Bota, Sociale
A A

Ndërsa hyjmë në vitin e tretë të kësaj pandemie mizore, ne ende nuk dimë se si do të jetë e ardhmja jonë. Kur u zbulua për herë të parë virusi, të pasurit dhe të varfërit u bashkuan nga frika. Politikanët e fuqishëm dënuan egoizmin nacionalist, kritukuan sjelljen e korporatës “të pangopur si ferr” dhe premtuan se vaksina do ti jepte fund pandemisë.


-Lexo edhe:

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

Tmerri i luftës, ushtari ukrainas i kapur rob nga rusët publikon imazhet e “ferrit” në fabrikën e çelikut

Dukej sikur kishte solidaritet, por ishte vetëm fillimi.

Mbi 5.5 milionë persona kanë humbur jetën por numri i vërtetë i vdekjeve për shkak të pandemisë mendohet të jetë mbi 19 milionë. Por pandemia ka rritur numrin e miliarderëve që nga fillimi i saj. Një miliarder ka “lindur” çdo 26 orë gjatë kësaj pandemie. Vetëm pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë është dyfishuar, duke u rritur me një normë prej 15,000 dollarë në sekondë. Por COVID-19 ka varfëruar 99 përqind të njerëzimit.

Sëmundja është pabarazi. Pabarazia e të ardhurave është tani një tregues më i fortë nëse do të vdisni nga COVID-19 apo mosha. Në vitin 2021, miliona njerëz vdiqën në vendet më të varfra me akses të pakët në vaksina pasi monopolet farmaceutike, të mbrojtura nga vendet e pasura, frenuan furnizimin e tyre.

Ne krijuam miliarderë të rinj vaksinash në kurrizin e miliarda njerëzve që i mohuam aksesin ndaj vaksinave. Për shkak se pabarazia na dëmton të gjithëve, ne të gjithë jemi të rrezikuar nga variantet që shfaqen nga aparteidi i vaksinave të krijuara nga njeriu.

Vlerësimet e reja të Oxfam tregojnë se pabarazia ka kontribuar  në vdekjen e të paktën një personi çdo katër sekonda. Dhe kjo është një shifër konservatore.

Pasuria e miliarderëve është rritur më shumë që nga fillimi i pandemisë sesa në 14 vitet e mëparshme së bashku.

FMN, Banka Botërore, Crédit Suisse dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF) të gjitha projektojnë një rritje të pabarazisë brenda vendeve.  Shumë prej triliona dollarëve, të derdhura nga bankat qendrore në tregjet financiare për të shpëtuar ekonomitë, kanë përfunduar në xhepat e miliarderëve, ndërkohë që rritja e fuqisë monopole, privatizimi në rritje, erozioni i të drejtave të punëtorëve dhe shkalla e tatimit mbi pasurinë dhe korporatat dhe liberalizimi i tregut të punës janë rritur me shpejtësi.

Paralelisht, miliarda njerëz po përballen me pabarazinë. Në disa vende, njerëzit më të varfër janë katër herë më të rrezikuar të vdesin nga COVID-19 sesa më të pasurit. Rreth 3.4 milionë amerikanë me ngjyrë do të ishin gjallë sot nëse jetëgjatësia e tyre do të ishte e njëjtë me atë të amerikanëve të bardhë.

Barazia gjinore është rritur sërish ndërsa gratë në shumë vende po përballen me një pandemi të dytë të dhunës në rritje me bazë gjinore.

Mungesa e aksesit në vaksina ka rritur çdo pabarazi. Dhe tani perspektiva e masave shtrënguese të mbështetura nga FMN në më shumë se 80 vende kërcënon t’i përkeqësojë gjërat. Pabarazia tani është po aq e madhe sa ishte në kulmin e imperializmit perëndimor në fillim të shekullit të 20-të.

Shpresa se ndryshimi mund të vijë nga neoliberalizmi është çmenduri. Natyra e paprecedentë e krizës së sotme kërkon veprim të jashtëzakonshëm, sistematik  dhe një ndryshim në imagjinatën e politikës të së reales. Çdo qeveri ka nevojë për një plan të shekullit të 21-të  për të luftuar pabarazinë gjinore dhe racore.

Ky është mësimi i qeverive pas Luftës së Dytë Botërore dhe valës së çlirimit nga kolonializmi. Mund të fillojmë duke shpenzuar triliona dollarë në ekonominë reale për të shpëtuar jetë. Është e arritshme dhe e nevojshme që qeveritë të fillojnë menjëherë të tërheqin fitimet e mëdha të bëra nga të pasurit gjatë pandemisë përmes taksave të  të solidaritetit, duke marrë shembullin e vendeve si Argjentina.

Ky është vetëm fillimi. Për të trajtuar pabarazinë e pasurisë në një nivel më themelor, ne kemi nevojë për taksa të përhershme progresive mbi kapitalin dhe pasurinë. Historia ofron frymëzim: Presidenti i SHBA Franklin D Roosevelt vendosi një normë të lartë të tatimit mbi të ardhurat marxhinale prej 94 përqind në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore (deri në vitin 1981, kjo normë do të ishte mesatarisht 81 përqind).

Qeveritë mund të investojnë të ardhurat e mbledhura nga taksimi progresiv në mjetet e provuara dhe të fuqishme për të krijuar shoqëri më të barabarta, më të shëndetshme dhe më të lira, siç është kujdesi shëndetësor universal, siç ka bërë Kosta Rika dhe mbrojtja sociale universale.

Ne mund të investojmë për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore dhe për të krijuar një botë pa lëndë djegëse fosile. Ne duhet të ndryshojmë rregullat e tregut, të sektorit privat dhe të globalizimit, në mënyrë që ato të mos prodhojnë në radhë të parë një pabarazi kaq të madhe. Kjo do të thotë ndryshimi i pushtetit: forcimi i të drejtave të punëtorëve dhe mbrojtja e tyre; shfuqizimi i ligjeve seksiste që pengojnë ligjërisht gati 3 miliardë gra të kenë të njëjtat zgjedhje pune si burrat; dhe adresimi i monopoleve që kërcënojnë demokracitë.

Në këtë moment, detyra më urgjente është që qeveritë e pasura të “zhdukin” monopolet farmaceutike  mbi vaksinat e COVID-19, në mënyrë që të mund të kemi akses në vaksina dhe t’i japim fund kësaj pandemie.

Se si do të dalim nga kjo emergjencë globale varet nga ne. Nëse ne përpiqemi mund të kemi një ndryshim të thellë: ekonomi të përqendruara te barazia në të cilat askush nuk jeton në varfëri, dhe në këtë mënyrë nuk do të kemi më as me rritje të paimagjinueshme të miliarderëve.

Kështu, pabarazia nuk do të na vrasë dhe do të rritet shpresa për përmirësim./Aljazeera

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë
Bota

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

20/05/2022, 15:41
Bota

Tmerri i luftës, ushtari ukrainas i kapur rob nga rusët publikon imazhet e “ferrit” në fabrikën e çelikut

20/05/2022, 15:01
Bota

Rusia nis hakmarrjen, ndërpret nesër furnizimin e Finlandës me gaz

20/05/2022, 14:19
Bota

Rusia i kundërpërgjigjet NATO-s: Do të hapim baza të reja ushtarake

20/05/2022, 14:13
Bota

Senatori rus pranon dështimin në Ukrainë: Operacioni po ecën me shumë vështirësi

20/05/2022, 14:00
Bota

Një rrëfim, Dritan Abazoviçi në sytë e familjes dhe miqve në Ulqin

20/05/2022, 11:50
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
 Altin Basha në konflikt me ABC-në, aktorët e “Kosheres” dy muaj pa  paga

 Altin Basha në konflikt me ABC-në, aktorët e “Kosheres” dy muaj pa  paga

Nis puna për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Yuri Kim dhe Rama në ceremoni

Nis puna për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Yuri Kim dhe Rama në ceremoni

Lajmi i Dites

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

20/05/2022, 12:38

Lajmet e fundit

"Presidenti"/ Dështojnë negociatat! PS refuzoi t’i japë votat për kandidatët, Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD-së

“Presidenti”/ Dështojnë negociatat! PS refuzoi t’i japë votat për kandidatët, Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD-së

20/05/2022, 15:58
Pas Maqedonisë së Veriut, nisin protestat edhe mësuesit në Kosovë: 100 euro shtesë në muaj deri në rritjen e pagave!

Pas Maqedonisë së Veriut, nisin protestat edhe mësuesit në Kosovë: 100 euro shtesë në muaj deri në rritjen e pagave!

20/05/2022, 15:52
Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

20/05/2022, 15:41

Nikolla Gruevski dënohet me 9 vite të tjera burg

20/05/2022, 15:30
97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit

97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit

20/05/2022, 15:18

Shtetet e QUINT-it thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

20/05/2022, 15:12
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip
  • 20 vjet më parë, më 19 maj 2002, ndërroi jetë pranë Liqenit të Luleve në Lurë, ambasadori amerikan Joseph Limpreht. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #liqeniiluleve #lure #ambasadoramerican
  • Ndërkohë, Departamenti amerikan i Thesarit pritet të shpallë ‘non grata’ edhe biznesmenë të tjerë që kanë mbështetur politikanë të listës së zezë së DASH

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #departamentiamerikan #thesar #dash #nongrata

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In