
Panik në Formula 1/ Sulm terrorist pranë pistës ku do zhvillohet gara e radhës, provat e lira fillojnë nën sulmin e raketave (Foto-Video)
Gara e dytë e sezonit në Formula 1 do të zhvillohet në Xhedah të Arabisë Saudite, ku pilotët po zhvillojnë provat në prag të këtij eventi. Megjithatë ka pasur panik pak përpara nisjes së provave.
Rreth 20 kilomentra pranë pistës së garave është parë një re tymi. Sipas mediave vendasve përflitej për një sulm terrorist nga grupi Huthi i Jemenit ndaj një rafinerie nafte. Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, pasi një sulm i tillë ndodhi dhe në datën 20 mars.
Drejtuesit e Formula 1 po presin udhëzimet nga autoritetet vendase në lidhje me ecurinë e mëtejshme të garës.
Jeddah#SaudiArabia #KSA ?? pic.twitter.com/6teCXywT7k
— Aleph א ?? (@no_itsmyturn) March 25, 2022