Bota26 Nëntor 2022, 16:32

Panik në Katar, zjarri gjigant përfshin qytezën pranë qendrës së tifozëve të Kupës së Botës (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti
Panik në Katar, zjarri gjigant përfshin qytezën pranë

Panik në Katar, zjarri gjigant përfshin qytezën pranë qendrës së tifozëve të Kupës së Botës (Fotot)

Një ndërtesë, e cila ndodhet pranë stadiumit Lusail në Katar, ku sot Argjentina do të luajë me Meksikën, është përfshirë nga flakët.

Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se zjarri filloi në mesditë me orën lokale në një kantier ndërtimi. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Stadiumi është 3.5 km nga vendi i zjarrit, por tymi që shkaktoi zjarri në kaniter u përhap në një pjesë të qytetit.

Ndeshja e sotme pritet të jetë e vështirë për Argjentinën, pas humbjes së saj tronditëse në Kupën e Botës kundër Arabisë Saudite.

Nëse kombi i Amerikës së Jugut humbet, ata do të eliminohen nga turneu.

Bota