Politike 1 Mars 2019, 12:56

Panik në LSI, Monikën e tradhtojnë të vetët, 4 kandidatë dorëzojnë formularët në KQZ (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Panik në LSI, Monikën e tradhtojnë të vetët, 4

Panik në LSI, Monikën e tradhtojnë të vetët, 4 kandidatë dorëzojnë formularët në KQZ (Emrat)

Dorëzojnë formularët e dekriminalizimit 4 kandidatë të LSI, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt konfirmimit për marrjen e mandatit të deputetit.

Deri më tani kanë dorëzuar formularët, Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara.

Ylli Shehu deklaroi se ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe kjo nismë është vendim i tij personal.

11 kandidatë nga PD dhe LSI që pritet të pranojnë mandatet, pas vendimit të opozitës së bashkuar, që çoi në djegine e mandateve. Nga Kuvendi dolën, PD dhe aleatët e djathtë, dhe LSI, ndërsa dolën kundër vendimit të partive, Lefter Koka i LSI-së, Myslim Murrizi i PD-së. Rudina Hajdari e PD-së, ka dhënë sinjalet se nuk do të dorëzojë mandatin, ndërsa Nard Ndoka nuk e ka dhënë dorëheqjen për shkak se ndodhet jashtë shtetit, por nuk dihet ende se cili do të jetë vendimi i tij.

 

Politike