
Panik në Zharrëz, përfshihet nga flakët një grykë pusi nafte (Video)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në puset e naftës, në Zharrëz të Fierit, duke shkaktuar panik të madh. Raportohet se një grykë pusi nafte është përfshirë nga zjarri. Mësohet se gropa e pusit ka qenë me mbetje të naftës bruto, ndërsa nuk dihen endë shkaqet e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, te cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Mësohet se pusi me numër 2702 i përket kompanisë Albpetrol. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe pranë nuk ka banesa, të cilat mund të rrezikoheshin.