Bota 9 Tetor 2022, 15:46

Papa del hapur kundër Melonit: Përjashtimi i emigrantëve i neveritshëm dhe skandaloz

Shkruar nga Pamfleti

Papa Françesku doli hapur në mbrojtje të emigrantëve të dielën, duke e quajtur përjashtimin e tyre “skandaloz, të neveritshëm dhe mëkatar”, duke e vënë veten në një kurs përplasjeje me qeverinë e ardhshme të krahut të djathtë të Italisë, me në krye Giorgia Melionin.

Ati i shenjtë i bëri komentet e tij teksa shpalli shenjtor një peshkop të shekullit të 19-të të njohur si “babai i emigrantëve” . papa, i cili kryesoi ceremoninë para 50,000 njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, e ka bërë mbështetjen e emigrantëve një temë kryesore nën udhëheqjen e tij të vatikanit.

Prandaj sot Mesdheu është varreza më e madhe në botë“, tha ai, duke iu referuar mijërave personave që janë mbytur duke u përpjekur të arrijnë Evropën.

Përjashtimi i emigrantëve është i neveritshëm, është mëkat. Është kriminale të mos hapësh dyert për ata që janë në nevojë,” tha ai.

Giorgia Meloni pritet të bëhet kryeministre në fund të këtij muaji në krye të një koalicioni të krahut të djathtë që është zotuar të godasë emigracionin dhe të shtrëngojë kufijtë e Italisë.

Ajo ka premtuar riatdhesime të përshpejtuara dhe rregulla më të rrepta për azilin.


smile

Bota emigrantet Meloni Papa