Bota15 Dhjetor 2022, 13:20

Papa Françesku parashikim ogurzi për të ardhmen: Po shkojmë drejt shkretimit dhe shkatërrimit

Shkruar nga Pamfleti
Papa Françesku parashikim ogurzi për të ardhmen: Po

Papa Françesku ka ofruar një vizion tepër pikëllues për të ardhmen, duke thënë se po sheh një periudhë të errët për njerëzimin.

Gjatë një meshe në Vatikan, Papa 85-vjeçar, tha se ai ka një vizion të tmerrshëm për botën me “shenja të shkatërrimit dhe shkretimit të madh”.

Është një kohë e hidhur, e mbushur me gjëmime lufte, padrejtësi në rritje, zi buke, varfëri dhe vuajtje, por në këtë kohë të zymtë dhe shqetësuese, ka ogure të shkatërrimit dhe shkretimit edhe më të madh”, tha Papa

Ai i kërkoi kongregacionit të Vatikanit “’të përfshihen me njëri-tjetrin pa vonesë, të dalin për të takuar vëllezërit dhe motrat tona që janë harruar dhe flakur nga shoqëritë tona konsumatore dhe indiferente”.

Në muajt e fundit, Françesku është bërë gjithnjë e më kritik ndaj pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës nga Vladimir Putin, i cili filloi më 24 shkurt.

Ai e ka kritikuar shumë herë Rusinë, madje dhe kreun e kishës ruse. Madje ata kanë pasur dhe biseda mes tyre.

Kam folur me të për 40 minuta përmes Zoom. 20 minutat e para më lexoi, me një kartë në dorë, të gjitha arsyetimet për luftën. E dëgjova dhe i thashë: Nuk kuptoj asgjë për këtë. Vëlla, ne nuk jemi klerikë të shtetit, nuk mund të përdorim gjuhën e politikës, por atë të Jezusit. Patriarku nuk mund të shndërrohet në djalin e altarit të Putinit”, tha Papa.

Bota Papa skenar ogurzi