Bota22 Nëntor 2022, 20:57

Papa Françesku shkarkon kryesinë e organizatës Caritas, shkak akuzat për keqtrajtim të punonjësve

Shkruar nga Pamfleti
Papa Françesku shkarkon kryesinë e organizatës Caritas, shkak

Papa Françesku shkarkoi këtë të martë të gjithë kryesinë e organizatës globale humanitare të Kishës Katolike për shkak të akuzave për ngacmim dhe poshtërim të punonjësve dhe emëroi një komisionar të përkohshëm për ta drejtuar atë.

Lëvizja e papritur përfshin krerët e Caritas International (CI), një konfederatë e organizatave katolike aktive në më shumë se 200 vende dhe me seli në Vatikan.

Ndryshimi në udhëheqjen e CI, e cila ka më shumë se një milion punonjës dhe vullnetarë në mbarë botën, u njoftua në një dekret papal të raportuar nga zyra e shtypit e Vatikanit.

Në një deklaratë të veçantë nga Zyra e Vatikanit për Zhvillim, e cila mbikëqyr CI, thuhet se monitorimi i jashtëm i mjedisit të punës ka identifikuar dobësi dhe praktika të dobëta menaxheriale në selinë e organizatës.

Një punonjës i tha Reuters për rastet e abuzimit verbal, favorizimit dhe keqmenaxhimit të përgjithshëm të burimeve njerëzore kishin bërë që disa pjesëtarë të stafit të largoheshin.

U vunë re mangësi reale në menaxhim dhe procedura, duke paragjykuar seriozisht shpirtin e ekipit dhe moralin e stafit,” tha ai.

Bota #Francesku Papa