Bota25 Janar 2023, 09:50

Papa Françesku: Të jesh homoseksual nuk është krim

Shkruar nga Pamfleti

Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejtë”, duke thënë se “Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë” dhe u bëri thirrje peshkopëve katolikë që mbështesin ligjet që të mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë.

Ati i Shenjtë pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ.

“Këta peshkopë duhet të kenë një proces konvertimi”, tha ai, duke shtuar se ata duhet të aplikojnë “butësi, ju lutem, siç ka Zoti për secilin prej nesh”.

Sipas organizatës The Human Dignity Trust, e cili punon për t’i dhënë fund ligjeve që diskriminojnë komunitetin LGBTQ, rreth 67 vende ose juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë homoseksualitetin, 11 prej të cilave mund të vendosin dënimin me vdekje.

Bota homoseksualiteti Papa Françesku