Bota 9 Tetor 2022, 17:40

Papa Françesku thirrje botës: Të mësojmë nga historia mbi kërcënimet bërthamore

Shkruar nga Pamfleti
Papa Françesku thirrje botës: Të mësojmë nga historia

Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i bëri thirrje botës që të mësojë nga historia, kur bëhet fjalë për luftën bërthamore.

Papa tha se duhet të ndalohen kërcënimet e tilla ndaj Ukrainës dhe të shkohet drejt zgjidhjes së konfliktit në mënyrë paqësore.

Duke parë pas në Këshillin e Dytë të Vatikanit në vitet 1960, “ne nuk mund të harrojmë rrezikun e luftës bërthamore që kërcënonte botën në atë kohë“, tha Papa gjatë një meshë kanonizimi në Sheshin e Shën Pjetrit.

Pse të mos mësojmë nga historia? Edhe në atë kohë kishte konflikte dhe tensione të mëdha, por u zgjodh rruga e paqes“, tha 85-vjeçari.

Thirrja e Papës erdhi pas kërcënimeve të vazhdueshme të Presidentit rus Vladimir Putin dhe pas një fjalimi të, Joe Biden i cila tha të enjten se bota po përballet me “Armagedonin” bërthamor. Ai paralajmëroi se presidenti rus, Vladimir Putin mund të përdorë arsenalin e tij atomik në Ukrainë.

Bota berthamore kercenimet Papa