Bota24 Janar 2019, 19:39

Papa thirrje politikanëve: Kundërshtoni të gjitha format e korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
Papa thirrje politikanëve: Kundërshtoni të gjitha format e

Papa thirrje politikanëve: Kundërshtoni të gjitha format e korrupsionit

Papa Françesku e nisi vizitën e tij në Panama me një thirrje drejtuar liderëve politikë për të refuzuar të gjitha format e korrupsionit, në një fjalim që ai mbajti para komunitetit diplomatik.

“Është një ftesë për të jetuar në thjeshtësi dhe transparencë me një ndjesi të qartë përgjegjësie për të tjerët dhe botën. Të bëjmë një jetë që demonstron se shërbimi publik është një sinonim i ndershmërisë dhe drejtësisë dhe kundërshton të gjitha format e korrupsionit”, u shpreh ai.

Papa Francesku do të hapë zyrtarisht ditën botërore të rinisë që ka mbledhur rreth 200 mijë katolikë të rinj nga e gjithë bota, në Panama.

Papa 82 vjeçar do të qëndrojë për pesë ditë në vend dhe pas zbritjes nga avioni ai u prit nga presidenti Huan Karlos Varela. Fjalimet e papës në ditën botërore të rinisë zakonisht prekin tema si varfëria, korrupsioni dhe dhuna me të cilën përballen shumë emigrantë në udhëtimet e tyre të shpresës. Grupe pelegrinësh të rinj i janë drejtuar vendit të vogël të Amerikës qendrore prej ditësh.

Bota Papa