Tiranë pritet të humbasë një monument historik që lidhet me kujtesën e pandarë të kryeqytetit, kjo falë kujdesit të vazhdueshëm të kryetarit të Bashkisë për të ndërtuar kulla shumëkatëshe. Gazetari Vehap Kola ka sjellë pamje tronditëse nga brenda minaresë ku vihet re dukshëm dëmi që i është bërë minaresë që rrezikon të bjerë.
Postimi i plotë
Pamjet nga brenda në minarenë e xhamisë së “Et’hem Beut” tregojnë se minareja është ndarë më dysh. Qëndron në këmbë vetëm se shyqyr Zotit nuk ka rënë ndonjë tërmet apo, ku i dihet, ndonjë vinç pa dashje. Kush vrapoi për t’i dhënë popullit pak opium, të vrapojë për të pranuar se papërgjegjshmëria dhe rilindjezimi ka shkuar shumë larg. Asnjë interesim nga drejtuesit e KMSh për këtë krim të pashembullt. Profeti Muhamed (a.s) ka thënë se Zoti do t’i ringjallë njerëzit me ata që kanë dashur kur ishin në këtë jetë.