Çelsi dhe Totenhemi e kanë mbyllur në paqe ndeshjen e javës së 10 të Premier Ligës, teksa ndeshja mes këtyre dy ekipeve është mbyllur në barazim 0-0. Të dy ekipet kishin nevojë për fitoren, për të vazhduar kryesimin, ndërsa duket se “Spursave” të Zhose Murinjos i shkon më shumë përshtat ky rezultat.
Blutë e Londrës ishin më kërkues, ndërsa Totenhemi u mundua me kundërsulme. “The Special One” mbetet në krye të klasifikimit duke ndarë vendin e parë së bashku me Liverpulin. Ndeshja e sotme ishte shumë e luftuar, por rastet e pastra të shënimit munguan. займы на карту