Politike 3 Dhjetor 2018, 10:43

Para seancës së Kuvendit, ndizet debati Braçe-Ahmetaj

Shkruar nga Pamfleti
Para seancës së Kuvendit, ndizet debati Braçe-Ahmetaj

Para seancës së Kuvendit, ndizet debati Braçe-Ahmetaj

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi pritet të miratojë Buxhetin e Shtetit për vitin 2019.

Mësohet se në mbledhjen e grupit të PS, para fillimit të seancës ka pasur debate në lidhje me ‘Buxhetin 2019’. 

Debatet kanë ardhur pasi, Erjon Braçe kërkon tërheqjen e qeverisë në disa nene për tatimin e pagave. Kjo ka shkaktuar  debate mes deputetit socialist dhe  ministrit Ahmetaj. Braçe kërkon mostatimin e pagave deri në 400 mijë lek të vjetra.

Pavarësisht se ky projektligj i rëndësishëm do të kalojë për votim, opozita sërish nuk do të jetë pjesë e seancën plenare, ndonëse maxhoranca i bëri thirrje që të jetë e pranishme.

Politike Ahmetaj brace