Aktualitet31 Gusht 2018, 20:03

Para të pista ose grushte e plumba! Mafia dhe politika fushatë të egër kundër gazetarëve, synojnë dëbimin e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Para të pista ose grushte e plumba! Mafia dhe politika fushatë të

Pas kapjes së drejtësisë, aleancës solide me krimin, përdorimit të policisë, sigurimit të parave të korrupsionit, një grup gazetarësh të pavarur kanë mbetur shqetësimi i fundit i politikanëve të korruptuar

Mafia me plumba dhe politikantët me sulme verbale po koordinohen për të dëbuar të gjithë gazetarët seriozë nga Shqipëria, me qëllim që të vjedhin dhe sundojnë të qetë Shqipërinë.

Pjesë e këtij skenari janë gjithashtu edhe policia dhe prokuroria, si vegla të politikës, të cilat duke mos zbardhur aktet e dhunës ndaj gazetarëve, inkurajojnë krimin për të vijuar me akte të tjera kundër gazetarëve.

Masakrimi i gazetarëve të guximshëm me mjete të forta në rrugë, në mes të ditës dhe në qëndër të Tiranës, si dhe shkrepja e kallashnikovit ndaj fëmijëve të tyre, përkon me një fushatë të egër të Edi Ramës kundër gazetarëve, të cilët nuk i bëjnë fresk qeverisë së tij të korruptuar dhe që nuk e mbyllin gojën për aferat e ministrave dhe drejtorëve më tendera, grabitjen e pasurive publike, mashtrimet, koncesionet etj.

Pas kapjes së drejtësisë, aleancës solide me krimin, përdorimit të policisë, sigurimit të parave të korrupsionit, një grup gazetarësh të pavarur kanë mbetur shqetësimi i fundit i politikanëve të korruptuar.

Për nënshtrimin e gazetarëve të guximshëm dhe të pavarur, politika dhe krimi po operojnë në dy drejtime, duke i blerë me para të pista dhe ata që nuk nënshtrohen duke i dhunuar.

E gjitha kjo klimë terrori ndaj gazetarëve bëhet me qëllim për t’i detyruar gazetarët e pavarur që të largohen nga Shqipëria, usht ky që mafia dhe politika të vjedhin dhe sundojnë të qetë Shqipërinë, pa i denoncuar dhe kritikuar askush.

Vitet e fundit shumë gazetarë, për shkak të kërcënimeve nga mafia dhe politika, janë larguar nga Shqipëria, duke kërkuar azil në Gjermani, Suedi, SHBA etj.

Një pjesë tjetër e gazetarëve janë blerë nga mafia në pushtet dhe në opozitë. Ka mbetuër vetëm një grup gazetarësh, të cilët po rezistojnë. Ky grup është në shenjestrën e mafies dhe të politikanëve të korruptuar në pushtet dhe në opozitë./Pamfleti

Aktualitet Klodiana Lala Mafia politika sulmi ndaj gazetareve