alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Parajsa” turistike në Vlorë, ngritur mbi 342 hektarë bregdet, të vjedhura nga Artur (Genc) Shehu e Pëllumb Petritaj, kryebanditë të Fatmir Mediut

02/10/2018, 13:56
ne Anti-Mafia, Kryesore, Lajmi i Ditës, Titra
A A
“Parajsa” turistike në Vlorë, ngritur mbi 342 hektarë bregdet, të vjedhura nga Artur (Genc) Shehu e Pëllumb Petritaj, kryebanditë të Fatmir Mediut.

“Parajsa” turistike në Vlorë, ngritur mbi 342 hektarë bregdet, të vjedhura nga Artur (Genc) Shehu e Pëllumb Petritaj, kryebanditë të Fatmir Mediut.

Brekëgrisuri Adriatik Llalla, që nga argat fshati me 8 klasë në malet e Gramshit, u bë kryeprokuror e latifondist tokash në Tiranë dhe plazhe, në bashkëpunim me klikën Berisha, Meta, Rama, Basha, zbatoi skenarin e kësaj grabitjeje gjigante, duke bërë “kokë turku” një kazmaxhi varrezash, të përdorur për firma fiktive, nga banda e avokatëve, noterëve, hipotekuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Vlorës, të cilët sot janë të lirë, në poste, me biznese dhe në arrati.

Duke nisur nga sot, “PAMFLETI”, në kuadër të “Vettingu-t” dhe procesit të sekuestrimit të çdo “tulle” pasuri fizike, të vjedhur  me akte kriminale, ka vendosur të rihapë dosjen e grabitjes gjigante të 342 hektarë toka, troje, parqe pyjore e plazhe, vijë bregdetare në Karaburun, Palasë, Zvërnec, Shën Vasil, Himarë, Dhërmi e Vlorë.


-Lexo edhe:

Protestë për pasurinë e fëmijëve dhe foltoristëve, Berisha del zbuluar për 7 korrikun; besnikët e tij kërcënojnë me trazira

Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

E gjitha kjo i shkon në vëmendje SHBA, BE, SPAK dhe BKH, që sekuestron e parë në “xhunglën” Shqipëri, ta nisin nga kjo vjedhje gjigante, inskenuar prej politikanëve majtas-djathtas, e cila vazhdon të mbrohet prej tyre, si përfitues direkt në këto toka të vjedhura, duke futur në lojë dy eksponentë krimi, që bashkëpunuan me pushtetarë, zyrtarë të lartë të drejtësisë e të shtetit dhe me banda krimi të paguara.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Realizuesit e vjedhjes së tokave në vijën bregdetare të Vlorës janë Pëllumb Petritaj, kryetar i PR-Vlorë, dhe kryebanditi i trafikantit “gërdecar”, Fatmir Mediu.

Ndërsa tjetri është Artur (Genc) Shehu, padrino i Pëllumb Petritit, kryebanditi i masakrave, shkatërrimeve, trafiqeve e plaçkitjeve të vitit 1997 në zonën Vlorë-Fier, pjesë drejtuese e bandës mafioze të Albino Prudentino, një ndër bosët e klanit mafioz “Sacra Corona Unita”, që e kthehu Vlorën dhe Tiranën në qendra pastrimi parash me lojëra bixhozi.

Ende është në sirtarët e drejtësisë së Vlorës dhe në sirtarët e Adriatik Llallës e “1 miliardëshit” Xhezair Zaganjori, Dosja Penale nr. 266/2016, hapur për 342 hektarë tokë të vjedhur në Karaburun, Palasë, Zvërnec, Shën Vasil, Himarë, Dhërmi, të grabitura me letra false nga Pëllumb Petriti, i cili prezantohej si kryetar i partisë së (mos)kthimit të pronave (PR), me mandat të dhënë nga trafikanti shtetëror Fatmir Mediu.

Nga 15 muaj burgim, që kërkoi prokuroria “Llalla”, 3 vjet burg në mungesë, u dënua nga gjykata (10% e masës së dënimit të merituar), ky hajdut i 500 hektarëve toka me letra false në vijën bregdetare Karaburun, Palasë, Zvërnec, Shën Vasil, Himarë, Dhërmi, që ua shiti investitorëve vendas e të huaj, të cilët kanë ngritur “parajsat” turistike mbi toka të vjedhura, për të cilat do publikojmë fakte të reja skandaloze.

Ndërsa padrinoja i Pëllumb Petritit, kapobanda Artur (Genc) Shehu, u dënua me 9 vite burg në mungesë, pasi me ndihmën e tutorit Fatmir Mediu dhe bandës politike Berisha-Meta, ia mbathi në SHBA, prej nga nuk po kërkohet të ekstradohet, as prej bandës “Rama-Ahmetaj-Balla-Hyseni” (përfitues nga këto toka), ndërkohë që ka dosjen penale në Leçe-Itali, për pastrim parash krimi, si pjesë e klanit mafioz “Sacra Corona Unita”. 

Nëse shteti, i detyruar prej presionit ndërkombëtar, nga 342 hektarë të vjedhur mundi të sekuestronte vetëm 220 hektarë tokë në Karaburun, me vlerë mbi 100 milionë euro, pasi pjesa tjetër ishte shitur e tjetërsuar në 4-6 pronarë, kanë mbetur edhe 104 hektarë në duart e bandës mafioze, politikanëve e familjarëve të tyre.

Këta kanë marrë “llokmat” nga kjo mega-vjedhje dhe e kanë mbrojtur, siç është rasti i familjes Berisha me 25 mijë m2, i Fatmir Mediut me 10 mijë m2, i Eli Farës me 1500 m2, i Adriatik Llallës me 2000 m2, i Ilir Metës me 18 mijë m2, i Xhezair Zaganjorit me 10 mijë m2, i Alket Hysenit me 15 mijë m2, i Ilirjan Muhos me 2500 m2 dhe i 25 gjyqtarëve, prokurorëve, noterëve, hipotekuesve, kryepolicëve, bashkiakëve e krye-tatimorëve, të Vlorës dhe Tiranës.

Skandal është krimi, që u bë mbi këtë krim, mbasi drejtësia e qelbur në korrupsionin e këtij akti kriminal dënoi me afate simbolike kryehajdutin Pëllumb Petriti, kryemafiozin Artur (Genc) Shehu dhe 2-3 pjesëtarë të bandës së zyrtarëve të hipotekës, komisionit të kthimit të pronave, noterëve, kadastrës, komunave, ndërsa 17 të tjerë i la të lirë e nëpër poste shtetërore edhe sot.

Për të maskuar e shpëtuar tokat e vjedhura, të mbetura jashtë sekuestros, por edhe për të justifikuar dënimin qesharak të realizuar prej dyshes Petriti-Shehu dhe bandës shtetërore, që mbështeti e mbrojti supervjedhjen, me porosi të Adriatik Llallës, i shpërblyer me 2000 m2 tokë në bregdetin e Himarës dhe me akuzë-pretencë të Ramadan Trocit e “recitim” të Albert Kuliçit e Urim Bucit, gjyqtarja që po konkurron për KLGJ dënoi me 18 vite burg varfanjakun Rajmond Mezi, kazmaxhiun e varrezave të Vlorës, që kishte hedhur firma në letra të bardha, i mashtruar për “5 lekë” nga kjo superbandë hajdutësh, me në krye Pëllumb Petritin e Artur (Genc) Shehun.

Por nuk është vetëm 342 hektarë në bregdetin Karaburun, Palasë, Zvërnec, Shën Vasil, Himarë, Dhërmi, pasi batërdia e vjedhjeve të super-bandës “Pëllumb-Artur”, me qendër krimi në kadastër, komuna, bashki, zyra noteriale e avokatore, hipotekë, në SHISH, prokurori dhe gjykatën e Vlorës, ka vazhduar në Panaja, Novoselë, Mifol, Ferras e deri bregdetin e grykëderdhjes së Semanit në Fier, ku vepronte banda tjetër e Fatmir Mediut e Ilir Metës, për të cilat do të publikojmë fakte të reja, në vazhdim. (Vijon…)./Pamfleti

 

Adresa ku jeton Artur Shehu ose Genc Shehu, kryemafizoi i grabitjes së tokave në bregdetin e Vlorës, por që nuk kërkohet ekstradimi nga shteti shqiptar

 

Arthur Shehu

Age 50-55 * Miami Beach, FL

 

 

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Protestë për pasurinë e fëmijëve dhe foltoristëve, Berisha del zbuluar për 7 korrikun; besnikët e tij kërcënojnë me trazira

28/06/2022, 21:17
Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO
Bota

Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

28/06/2022, 21:05
Bota

Nga tregimi i forcës, te ndryshimi i strategjisë; çfarë pritet të sjellë Samiti i NATO-s në Madrid?

28/06/2022, 18:06
Aktualitet

Dosja e prokurorisë/ Neglizhenca e zv/drejtorëve të policisë solli vrasjen e Xhuvanit, Albert Nushi dhe kolegu i tij nuk ndërhynë

28/06/2022, 16:45
Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!
Kryesore

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18
Bota

Samiti i G7-ës/ Pesë vendimet kryesore që morën liderët botërorë në Gjermani

28/06/2022, 13:27
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Kryebashkiaku kthen muzeun në kafene, i vjel çdo muaj qiranë

Foto që flet sa 1000 fjalë, ngre bluzën për të treguar muskujt, Xhensila Myrtezajn do ta kenë zili të gjithë

Foto që flet sa 1000 fjalë, ngre bluzën për të treguar muskujt, Xhensila Myrtezajn do ta kenë zili të gjithë

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

NATO “provokon” Moskën, sallata ruse meny kryesore e Samitit të Madridit

28/06/2022, 22:31
Hoteli fluturues që do të mbajë 5000 vetë në ajër

Hoteli fluturues që do të mbajë 5000 vetë në ajër

28/06/2022, 22:21

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Klodiana Lala zbardh detajet: Si gënjyen publikisht dy zv/drejtorët e policisë

28/06/2022, 22:14
Stefan Çapaliku zbulon ish të dashurën serbe të Martin Camaj: Ishin çifti më i bukur i gjithë universitetit të Beogradit

Stefan Çapaliku zbulon ish të dashurën serbe të Martin Camaj: Ishin çifti më i bukur i gjithë universitetit të Beogradit

28/06/2022, 22:11

Drita jeshile për Suedinë e Finlandën, Yuri Kim: NATO po bëhet më e fortë, Putin nuk e dobëson dot

28/06/2022, 21:57

“Do t’iu ndalojmë edhe oksigjenin”, Medvedev kërcënon Lituaninë pas vendimit për vazhdimin e bllokadës së mallrave

28/06/2022, 21:56

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In